Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama,
bisedoi për ekonominë, teknologjinë, nismat dhe më shumë gjatë një takim
me autoritetet e ndërmarrjes Facebook.
Pyetja e parë e
Zuckerberg për kryetarin Obama ishte e përqendruar në ekonominë dhe se
si Shtetet e Bashkuara do t’i pëmirësojnë gjërat, gjatë largimit të
deficitit. Ai tregoi që kjo do të mund të bëhej duke i rikthyer taksat
për individët e shëndosh dhe shkëputja e buxhetit, për të reduktuar
deficitin.“Ne kemi një problem afatgjatë me Mediacare dhe Medicaid,” tha
Obama, duke treguar që “20% e pacientëve llogarisin për 80% të çmimit”
të shumicës së spitaleve.
Gjatë tërë kohës, kryetari Obama adresoi pyetje nga publiku, gjersa
vinin pyetje të grumbulluara përgjatë uebit. Gjatë kësaj kohe të
pyetjeve, Obama adresoi krizën shtëpiake, kërkimin për energji të
pastër, politikat për imigrim, Mediacare dhe ndryshimin në edukim.
Shumë pyetje erdhën nga punëtorët në Facebook. Njëri e pyeti
kryetarin Obama për një përqindje të buxhetit të propozuar nga
përfaqësuesi Paul Ryan. Punëtori e pyeti Obaman nëse plani i tij për
buxhet ishte mjaft i spikatur. “Buxheti Republikan është kryesisht
radikal,” u përgjigj Obama. “Unë nuk do ta quaja veçanërisht të
guximshëm,” shtoi ai para se të vazhdonte për të kritikuar
zbatueshmërinë e planit të Ryan-it.
U bë një pyetje tjetër e përqendruar se si qeveria do të ngadalësonte
rritjen e çmimit të përkujdesjes shëndetësore. Obama u përgjigj duke
thënë që qeveria do të ofrojë nxitje për të investuar në teknologjinë e
re të IT-së që do të reduktonte çmimet.
Krejt në fund të kësaj ngjarje, Zuckerberg, i cili ishte duke veshur
një kostum me pallto dhe kishte kravatë, ai e paraqiti Obaman të veshur
me një uniformë që ai është familjar me të: një lloj të kapelës që është
karakteristike për Facebook.
/pcworldalbanian
