Lajme Flash :

Tirana, qendër takimi për bizneset shqiptare të industrisë së IT-së

Saturday, June 30, 2012

Tirana gjatë ditës së sotme po shënon një aktivitet tjetër të radhës e të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë së teknologjisë informative dhe të komunikimit në Shqipëri, duke organizuar ngjarjen “Dita mbarëkombëtare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit” në ambientet e Sky Tower, në Tiranë.
Prej orës 18:30 deri në ora 22:00, të datës së sotme (30 qershor), kompani anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informimit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) si dhe të Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit AITA, do të kenë rastin të marrin pjesë në kuadër të ngjarjes së veçantë e cila synon të përafrojë edhe më shumë komunitetin e teknologjisë së informacionit në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë.
Zyrtarë të shoqatës AITA që kanë organizuar ngjarjen në bashkëpunim me STIKK, kanë theksuar se një ngjarje e këtillë ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregjeve, dhe në mes tjerash ndihmon edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve mes kompanive të dy shteteve, e gjithsesi në forcimin e vet sektorit të IT-së. /pcworldalbanian

 
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.