Lajme Flash :

Internet - Web

Mozilla me platformë për aplikacione
Mozilla me platformë për aplikacione Sipas një deklarate zyrtare në faqen e Mozilla, thuhet se kompania do të fillojë së shpejti me platformën e saj të aplikacioneve e cila do të quhet Mozilla Marketplace...
Google Chrome, aplikacione edhe pa internet!
Google Chrome, aplikacione edhe pa internet! Google ka shtuar edhe një numër të ri të funksioneve për Chrome Web Store, njëra prej të cilave u mundëson përdoruesve të shkarkojnë aplikacione edhe pa lidhje të internetit. ...
Bie rritja e Facebook !
Bie rritja e Facebook ! Sipas të dhënave të fundit të comScore, rritja e përdoruesve të Facebook për muajin prill ka shënuar një rënie dramatike, pasi që rrjeti social është rritur vetëm 5 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar...

Informatikë - Software

Microsoft njofton për edicionet e Windows 8
Microsoft njofton për edicionet e Windows 8 Gjigandi Microsoft ka njoftuar për edicionet e Windows 8.Janë gjithsej 5 edicione, bashkë me një edicion për një gjuhë lokale kineze.Edicionet janë:Windows 8, Windows 8 Pro,Windows RT...
Symantec lëshon verzionin Beta të Norton 2013
Symantec lëshon verzionin Beta të Norton 2013 Symantec, prodhuesi më i madh i software-ave për sigurinë e kompjuterave, ka lëshuar verzionin e parë publik Beta për antivirusin e ri‘Norton Antivirus 2013′,‘Norton Internet Security 2013′ ...
Apple prezanton iOS 6
Apple prezanton iOS 6 Dje kompania gjigande Apple ka prezantuar rifreskimin e software-it të saj iOS,i cili është tani në versionin 6.Apple ka thënë se verzioni i ri ka plot 200 veti të rifreskuara ose të reja...

Elektronikë - Hardware

Fillon shitja e Sony SmartWatch
Fillon shitja e Sony SmartWatch Tani,Sony SmartWatch është në dispozicion për shitje nga Verizon për një çmim prej 149.97 dollarë, ndërsa e njëjta përmban mbi 60 aplikacione për instalim dhe shkarkim...
Sony partneritet me HTC-në për PlayStation
Sony partneritet me HTC-në për PlayStation Kohëve të fundit Sony do të zgjerojë programin e saj të certifikuar për PlayStation edhe tek prodhuesit e tjerë.HTC është kompania e parë me të cilën Sony do të zbarkojë në platformën...
Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One”
Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One” Vizio ka konfirmuar se është bërë gati me sistemin e saj kompjuterik “All in One”, të cilin e kishte paralajmëruar në fillim të vitit,ndërsa tani ka thënë se do të dal në shitje...

Zhvillime - Shkencore

Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi
Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi Përparimet teknologjiko-shkencore dhe zbatimi i tyre në mjeksi po sjell mrekulli. Që nga mekanika bio-inxhinierike e deri tek novacionet e fundit....
Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës
Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës Nanoshkenca është bota e atomeve, molekulave, makromolekulave, grimcave kuantike, grupmakromolekulave dhe është e dominuar nga efektet sipërfaqësore...
Zbulohet Planeti Diamant i cili rrotullohet rreth nje ylli Pulsar
Zbulohet Planeti Diamant i cili rrotullohet rreth nje ylli Pulsar Planeti ekzotik me densitet prej diamanti eshte gjetur ne galaktiken tone Milky Way - Rruga e Qumshtit, dhe astronomet mendojen se ky ka qene me perpara nje yll....

iTECH World - English

Anatomy of a PC crash: 7 scenarios, and how to avoid them
Anatomy of a PC crash: 7 scenarios, and how to avoid them There are many possible causes for these hellish episodes, and it's important to be educated on the why and hows of PC crashes to prevent them in the future...
How to optimize Windows 8 on old hardware
How to optimize Windows 8 on old hardware Microsoft has made a point of advertising the performance enhancements and optimizations being made to Windows 8....
How to encrypt (almost) anything
How to encrypt (almost) anything Encryption is a great way to keep valuable data safe—whether you’re transmitting it over the Internet, backing it up on a server, or just carrying it through airport security on your laptop.

Showing posts with label Internet. Show all posts
Showing posts with label Internet. Show all posts

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook

Monday, July 9, 2012



 Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social. Shifrat e shpalosura për herë të parë nga Facebook tregojnë sesa është i bombarduar nga hakerët ky rrjet social.

Këto informacione janë shpalosur në një postim në blogun e Facebook duke shpalosur disa masa të reja të sigurisë që janë implementuar në kuadër të faqes për të bllokuar edhe më tej këto tentime. Ekspertët e sigurisë kanë thënë se është shqetësim i madh dhe se njerëzit duhet të kenë më shumë kujdes kur përzgjedhin fjalëkalimet e tyre dhe kur përgjigjen ndaj ofertave të miqve të tyre në Facebook. “Kur një haker merr përsipër llogarinë e një përdoruesi në Facebook, ai mund të postoj mesazhe, të dërgojë mesazhe dhe të ketë qasje në të gjitha informacionet private. Facebook ka shumë telashe sigurie me të cilat duhet të merret” tha Graham Cluley, një shefi i lartë i teknologjisë pranë Sophos, kompani për siguri kompjuterike.

Arsyeja më e zakonshme se pse hakerët thyejnë profilet e të tjerëve në Facebook është mënyra e lehtë që ata të shpërndajnë mashtrime dhe të dërgojnë oferta false tek miqtë e profilit të thyer dhe të tentojë të shesin të mirat e marra në pronësi dhe të përfitojnë financiarisht. Gjithashtu Cluley, thekson se në rritje është edhe numri i hakerëve tinejxherë që po sulmojnë llogaritë e shokëve të tyre nga shkolla për t’i shantazhuar. Ekspertët e sigurisë kanë kërkuar që njerëzit të kenë fjalëkalime të komplikuara në mënyrë që të evitojnë hakimin e llogarive të tyre personale dhe të kenë fjalëkalime të ndryshme për secilin shërbim digjital që ata përdorin. Rrjeti social është duke shpalosur veçori të reja në një tentim për të mbrojtur më shumë sigurinë e përdoruesve të Facebook  (Zhurnal.mk)

Një në katër hakerë, është FBI!

Saturday, June 30, 2012


Zyrtarisht FBI nuk komenton metodat e saja, por një zëdhënës ka thënë se agjentët përcjellin ligjet dhe parimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zbatojnë ligjet për shfrytëzimin e informuesve, duke shtuar se secili rast dallon prej tjetrit. /pcworldalbanian
 

Nëse jeni të shqetësuar rreth mundësisë së sulmeve të hakerëve ndaj kompjuterit tuaj, atëherë lexoni këtë gjë interesante që ndoshta do t’ju lehtësojë paksa kureshtjen tuaj: 25% prej tyre punojnë për FBI.
Gazeta “The Guardian” ka zbuluar në një hetim se një në katër hakerë është një informues për FBI, kurse shumë prej tyre janë anëtarë në forume ku shiten informata ilegale të marra gjatë këtyre aksioneve.
Sikurse në filma, informantët rekrutohen me oferta për periudha kohore të reduktuara të qëndrimit në burg dhe mundësisë për përfitim financiar.

Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxitje financiare për t’i shikuar reklamat në këtë rrjet.

Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxitje financiare për t’i shikuar reklamat në këtë rrjet.
Facebook tani do të paguajë përdoruesit që shikojnë reklama të caktuara në faqe me Facebook Credits, e cila gjë mund të ndihmojë të mirat në Facebook Deals. Nxitja, sidoqoftë, nuk është e madhe. Fillimisht, një reklamë mesatare do të prodhojë një kredit, i cili është i barabartë me 10 centë.
Reklamat do të jenë kryesisht në lojëra. CrowdStar, Digital Chocolate dhe Zynga janë në mesin e pjesëmarrësve për lojëra. Facebook është duke punuar me Sharethrough, SocialVibe, Epic Media dhe SupersonicAds për të shërbyer reklama në program dhe TrialPay, që do të ofrojë statistika.
Dan Greenberg, CEO i Sharethrough, thotë që nisma e ndërmarrjes Facebook përfaqëson “një hap larg nga ndërprerja e reklamimit”. Greenberg, që ka klientë si Microsoft dhe NEstle, thotë që rrjeti i vet nuk do të dërgojë reklama tradicionale, por më argëtuese, të cilat do të zgjojnë kërshërinë e përdoruesve që jo vetëm të shikohen, por edhe të shkëmbehen me shokët e tjerë./pcworldalbanian

 

A mund të blejnë kriminelët online gjësende pa pagesë?

Një grup hulumtuesish të sigurisë kanë thënë se kanë gjetur mënyra të caktuara përmes të cilave mund të mashtrojnë sistemet e blerjes online për të porositur gjëra pa pagesë apo me zbritje.
Hulumtuesit pranë Universitetit Indiana dhe Microsoft Research kanë gjetur vrima të sigurisë në një pako zhvilluese softuerike të pagesave që shfrytëzohet nga Amazon.
Rui Wan, një Ph.D student pranë Universitetit Indiana ka thënë për CNET në një intervistë se Amazon ka përmirësuar problemet pasi është paralajmëruar nga hulumtuesit, dhe vrimat e integrimit që janë gjetur në aplikacionet ku është karroca blerëse virtuale dhe në faqet shitëse ku është implementuar ky sistem, gjithashtu janë arnuar.


Sipas studimit të krijuar nga Rui, Profesori i Asociuar i Universitetit Indiana XiaoFeng Wang dhe të disa të tjerëve, softueri që është ekzaminuar ka përmbajtur “lëshime logjike që mund të shfrytëzohen për të shkaktuar mospërputhje mes gjendjes së CaaS (Cashier-as-a-Service) dhe tregtarit” dhe kështu i ka mundësuar dikujt përfitim në sistem.
Dokumenti i titulluar “Si të blini pa para online” pritet të prezantohet në Simpoziumin e Sigurisë dhe Privatësisë IEE në muajin maj.


Thjeshtë thënë, situata shfaqet më konkretisht në rastin kur blerësi është në gjendje të ofroj mesazhe konfuze tek tregtari dhe tek arkëtari apo sistemi i pagesave.
“Paramendoni se keni të bëni me një fëmijë të lazdruar, dhe e vetmja formë e komunikimit mes fëmijës, nënës dhe babait bëhet përmes thirrjeve telefonike një-me-një” shkroi Rui në një e-mail për CNET.
“Fëmija mund të tregojë tregime paksa më ndryshe për nënën dhe pë babain, dhe më pas mund të përfitojë një miratim që nuk e meriton.
Çdo gjë varet nëse nëna dhe babai janë mjaft të mençur dhe të kujdesshëm sa duhet”. 


Në veçanti, shfrytëzimi i sistemeve shumëpalëshe në këso raste mund të mundësojë që blerësi të merr gjësende tjera pasi të jetë bërë pagesa, duke përdorur vërtetimin e një pagese të mëhershme për një gjësend të ri, të paguaj vet për të apo të përfitojë një vërtetim të vlefshëm të pagesës duke mashtruar tregtarin, duke nënshkruar vet një vërtetim të pagesës, apo duke shtuar gjëra tjera në karrocë gjersa arka është duke përpunuar pagesën. 


“Ne kemi zbuluar një lëshim të vërtetë ku tregtari bindet se porosia është paguar dhe atë plotësisht përmes Amazon, gjersa pagesa në fakt është bërë në vet llogarinë shitëse të blerësit në Amazon” thuhet në studimin e bërë.


Hulumtuesit kanë arritur të blejnë një vazhdues të rrymës, një njësi për testim të niveleve të alkoolit në gjak, dhe një revistë duke shfrytëzuar këtë lëshim.
Ata madje kanë përcaktuar vet çmimin e një DVD-je, duke paguar 5$ nën çmimin gjegjës, dhe kanë paguar më pak për një krem të shtrenjtë të bodybuilding.
“Çdo gjë në dyqan mund të regjistrohej me çmimin e gjësendit më të lirë” tha RUi.

Hulumtuesit janë konsultuar me një avokat dhe kanë bërë testimet në një formë të përgjegjshme, duke informuar kompanitë e përfshira dhe në shumë raste duke kthyer prapa gjësendet e blera. 


Një zëdhënës i Amazon në anën tjetër nuk ka pasur se çfarë të thotë veçse ka shtuar se ka dërguar një e-mail tek Rui dhe e ka njoftuar se problemi është rregulluar, dhe se është publikuar një pako e re zhvillimi softuerik, në të cilën është përmendur edhe puna e hulumtuesve për të arnuar problemin. / pcworldalbanian

 

"Google" i akuzuar për spiunim

Kompania "Google" ilegalisht e ka ndjekur aktivitetin e dy milion personave të cilët e shfrytëzojnë internete navigatorin e saj "Safari".
Kompania "Google" ilegalisht e ka ndjekur aktivitetin e dy milion personave të cilët e shfrytëzojnë internete navigatorin e saj "Safari", njoftoi gazeta amerikane "Wall Street Journal".
"Google" këtë mund ta realizonte përmes kodit programor special instaluar nga komandat e "Safari".
Gazeta, megjithatë, përmend se navigatori është bërë ashtu që munden të bllokohen ato lloje  ndjekjeve.
"Google", i cili me siguri menjëherë e ka ndërprerë ndjekjen kur e kanë kontaktuar nga gazeta, i ka hedhur poshtë akuzat, se e rrezikon privatësinë e Internet shfrytëzueseve, duke përmendur për gazetën se ato "kuki" (cookies) nuk mbajnë të dhëna personale, derisa "Apple" kumtoi se punojnë në ndërprerjen e këtyre veprimeve.
Ndjekjen e zbuloi hulumtuesi nga universitetit "Stenford" Xhontan Mejer, pohimin e të cilit e konfirmoi edhe një  inxhinier tjetër Ashikan Soltan, kur "Wall Street Journal" e ftoi ta publikojë edhe ekspertizën e dytë.

Hakerat sulm ndaj grekëve: Shqipëria etnike është afër

Hakerat shqiptarë kanë sulmuar faqjen zyrtare e kryetarit të partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos.
Në sfond janë vendosur këngë patriotike shqiptare, ndërsa në pjesën e poshtme të faqes kryesore shkruhet: “Sepse ne nuk harrojmë kurrë”.

“Greqia është thjesht një vend tjetër racist, të cilët mundohen të largojnë shqiptarët nga vendi që dikur ka qenë i tyre, mirëpo ju i morët trojet tona me dhunë, duke ju ndihmuar edhe aleatet e juaj. Serbët përdoren terrorin dhe “reformën agrare” që parashikonte marrjen e tokave shpronësimin e shqipetarëve dhe dhenien e tyre jugosllaveve !. Në tokat shqiptare u vendosën kolonët serbë! Me anë të kësaj Beogradi synonte të prishte strukturën etnike të këtyre trojeve shqipetare. Me prishjen e strukturës etnike ata mund të thoshin se këto ishin toka serbe. Mirepo ja që edhe Nikola Gruevski po përdor të njëjtën politikë shoviniste me shqiptarët në Maqedoni! Duke fyer simbolet, duke na gjuajtur, duke na rrahur, duke na fyer fenë. Ju thjesht po zgjoni vullkanin në zemrat e Shqiptarëve. Shqipëria etnike është afër”.- shkruhet në faqen e hakeruar të politikanit grek Panos Kammenos.

Microsoft blen Yammer

Marrëveshja e shumë përfolur mes Microsoft dhe Yammer tani ka përfunduar, pasi që Microsoft edhe zyrtarisht ka njoftuar për blerjen e shërbimit për një shumë që arrin shifrën prej 1.2 miliardë dollare dhe i cili tani do të inkorporohet në divizionin e Microsoft Office, të udhëhequr nga Kurt Del Bene, ndërsa ekipi do t’i raportojë edhe më tutje drejtorit të kompanisë, David Sacks.
Microsoft blen Yammer


E themeluar në vitin 2008, Yammer ofron një shërbim të ngjashëm si Facebook për bizneset, ndërsa baza e saj e konsumatorëve tani ka arritur në 5 milionë, 85 për qind e të cilave janë pjesë e Fortune 500.

Produkti i saj bazë është falas, ndërsa kompania krijon profit nga versionet më të avancuara të shërbimit të saj, duke përfshirë kontrollin më të madh administrativ dhe të sigurisë, integrimi me aplikacione biznesi, shërbim primar për klientët e saj si dhe një “success manager” të dedikuar vetëm për klientët që paguajnë.

“Blerja e Yammer është vazhdimësi e përkushtimit tonë për të ofruar teknologjinë që bizneset e kërkojnë dhe e duan” ka thënë Steve Ballmer, drejtori ekzekutiv i Microsoft.


(ar.si/BalkanWeb)

FBI shkatërron një rrjet të vjedhjes në Internet

Byroja Federale e hetimeve amerikane FBI thotë se ka shkatërruar një rrjet botëror të vjedhjes së kartave të krediti përmes Internetit.






FBI shkatërron një rrjet të vjedhjes në Internet
Zyra e FBI-së, në Nju Jork e ka quajtur këtë operacionin më të madh në histori, i cili zgjati për rreth 2 vite ku u përfshinë agjentë të inflirtruar të saj në 13 vende .
Zyrtarët thanë ditën e djeshme se ky operacion mbrojti 400 mijë njerëz, që nuk u bën viktima të mashtrimit e vjedhjes së kredit kartave të tyre, duke u shpëtuar atyre më shumë se 205 milion dollarë në blerje ku përdoreshin informacionet e vjedhura .

24 persona të dyshuar janë arrestuar, 11 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që policia ka arrestuar 13 të tjerë në Britani, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Gjermani, Itali, Japoni dhe Norvegji.

FBI-ja thotë se të dyshuarit mendohet se drejtonin një organizatë botërore kriminale të përfshirë në vjedhjen e kredit kartave.

Përmes kësaj organizate janë vjedhur mijëra kredit karta dhe numra të llogarive bankare, të cilat janë përdorur për blerje mallrash dhe shërbimesh të ndryshme përmes internetit.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)

Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi

Sunday, June 24, 2012





Përparimet teknologjiko-shkencore dhe zbatimi i tyre në mjeksi po sjell mrekulli. Që nga mekanika bio-inxhinierike e deri tek novacionet e fundit të përdorimit të realitetit virtual për mjekimin e pacientëve, mundësitë janë të pafundme. I përdorur më parë në formën e lojërave elektronike për stërvitjen e ushtarëve, tani përparimi në Realitetin Virtual po ofron lehtësira në kurimin e pacientëve me djegie. Materiali në vazhdim na çon në Siatell të shtetit të Uashingtonit për të na njohur me një projekt të realitetit virtual që ofron lehtësimin e dhimbjeve për një pacient me djegie të rënda trupore.

18 vjeçari Xhordan Robinson ka dhimbje të forta.  Së bashku me shokët e tij menduan se do ishte ide e mirë loja për të qëlluar me shigjeta të zjarrta qese të mbushura me benzinë  në oborrin e shtëpisë së tij. Siç po e përjeton edhe vetë Xhordani, ideja ishte tejet keqe. Ai gjendet në spital dhe po mjekohet për djegie të renda në të dy këmbët. 

“Kam përjetuar thyerje kockash dhe shumë gjera të tjera por asnjëherë nuk kam ndjerë dhimbje të tilla. Dhimbje të vazhdueshme dhe tejet intensive, dhimbje serioze.”  


Mjekimi i diegieve është ndër procedurat më me dhimbje. Pacientëve zakonisht u jepen doza të larta qetësuesish si morfina që ndihmon në përballimin e dhimbjeve.  Por morfina ka shumë efekte negative. Nuk lehtëson të gjitha dhimbjet dhe zakonisht zgjat qëndrimin në spital sepse pacientët bëhen të varur nga droga dhe kanë nevojë për më shumë kohë për ta marrë veten.  Xhordan po mjekohet me morfinë por në të njëjtën kohë edhe me një paisje të re.

Ndërkohë që i bëjnë terapi fizike, që normalisht shkakton dhimbje, mendja e tij është tejet larg, e pushtuar në një peisazh dëbore, një realitet virtual i kompjuterizuar.  Gjatë terapisë fizike, Xhordan udhëton në një botë të dëbortë përgjatë një kanioni të akullt, ku luan duke u gjuajtur me topa bore me pinguinët dhe njerëzit prej dëbore.  20 minuta më pas .....Xhordan buzëqesh!  



“Ndihmon shumë. Nuk e prisja që të ishte kaq e efektshme. Nuk kam bërë ndonjëherë ndonjë gjë të tillë dhe nuk e prisja të kishte kaq ndikim.”   

Hunter Hoffman është drejtor i Qendrës Kërkimore për Realitetin Virtual në universitetin e Uashingtonit dhe krijues i lojës elektronike “Snow World”, botës së dëbortë.

“Realiteti virtual u jep pacientëve një vend ku të humbasin veten. Është tendencë e natyrshme, që kur ke dhimbje kërkon të largohesh nga ai mjedis apo nga shkaktari i dhimbjeve. Kur i mjekojmë pacientët, megjithëse me trup i duam aty, duam që me mendje t’i dërgojmë në një botë të mbuluar me dëborë. Si rezultat pacientëve u krijohet iluzioni se janë në botën e krijuar nga kompiuteri dhe mendja nuk është aq e angazhuar për të perceptuar sinjalet e dhimbjes.”

Profesori David Paterson, njëkohësisht shefi i psikologjisë në spitalin Harbor View në qytetin Siatell të shtetit të Uashingtonit, ka punuar prej vitesh me Hunter Hofman në projektin e Realitetit Virtual.  Ai shpjegon se përdorimi i Realitetit Virtual për lehtësimin e dhimbjeve nga djegiet realizohet në dy mënyra. Njëra është përmes largimit të vëmendjes dhe tjetra ka të bëjë me hipnotizimin e pacientit dhe pastaj duke përdorur hipnozën gjatë kujdesit shëndetësor.

“Po mundohemi të ndërthurim të dy mënyrat për të parë nëse mund të përmirësojnë efektet e tyre.”  

Shpërqëndrimi i vëmendjes është provuar se lehtëson afro 30 deri 50 përqind dhimbjet gjatë mjekimit të plagëve nga djegiet. Hapi i radhës në këtë fushë është kombinimi i të dy teknikave me shpresën se mund të kenë rezultate edhe më të mira për pacientin por edhe duke mundësuar reduktimin e dozave të ilaçeve për dhimbjet.

Tek koka  e krevatit të Xhordan qëndron mamaja, Kejt Robinson.

“Kur po e sillnim në spital e përkedhelja dhe i thoja se sa shumë e doja. Por sapo të shërohet do t’ia tregoj qefin.”


Ndërkohë që Xhordan duket se do të humbasë semestrin e parë në universiet, ai pritet që të shërohet plotësisht. Përsa i përket së ardhmes së teknologjisë së realitetit virtual në mjekësi, Hofman thotë se mundësitë janë të pafundme.

Tabletat,a po ndryshojnë TV ?!


Will Tablets Revolutionize TV?


Tashmë me zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë dhe elektronikës në veçanti,industria e prodhimit të tabletëve ka marrë përmasa galopante për nga numri i shitjeve dhe përdorimit nga një masë e madhe njerëzish në të gjithë botën.Problemi që shtrohet shpesh është: A po revolucionarizon Tableti, TV ?
Në fakt tashmë të shikuarit TV,nuk është më siç ishte përpara,dhe një nga gjërat që e ka ndryshuar këtë përvoje është padyshim Tableti.Të gjitha të dhënat flasin për një raport dhe tendencë në rritje të përdorimit të tabletëve edhe për të shikuar TV,pasi ato janë shume funksional,deklaron themeluesi i korporatës "Ad Gent Digital" Camerun Yuill.Përkundrazi,konsumatorët shikojnë TV,ndërkohe që në të njëjtën kohë ata mund të përdorin dhe tabletët e  tyre,shtoi ai. (Technewsworld.com)

  (  Përktheu:  iTECH Albania )

iPhone 5 po i mahnit të gjithë !

Saturday, June 23, 2012

iPhone 5 po i mahnit të gjithë

Thashethemet për iPhone 5 kanë më shumë se një vit që po qarkullojnë. Kemi parë disa paraqitje të fotografive si do të duket, dizajnerat kanë bërë konceptime të ndryshme, kurse një ekip nga Apple  “arriti” ta humbë një iphone 5 në San Francisko. Megjithatë, askush nuk e di se si do të jetë ky telefon, çfarë hardueri do të ketë dhe as kur do e prezantojë Apple.
Në internet, kohë më parë, u paraqit një video, të cilën e publikoi 17 vjeçari Dakota Adney, ku u prezantua koncepti i iPhone-it të ri me ekran transparent, përkatësisht të tejdukshëm dhe me tastierë virtuale, e cila mund të shfaqet në sipërfaqet e jashtme.
Edhe pse është e sigurt se Apple nuk do të prezentojë një iPhone të tillë, ky video-regjistrim i entuziazmoi shumë njerëz në internet. Duke marrë parasysh përparimin e teknologjisë, prodhuesit e telefonave celularë mund të prezentojnë telefona me këtë lloj ekrani. Video-regjistrimi është bërë si një reklamë e Apple, në të cilën shfaqet përdorimi i aplikacioneve si: Twitter, Siri dhe Instagram në ekran të tejdukshëm, kurse vet telefoni është shumë i hollë.
Për ata që nuk dëshirojnë të punojnë në tastierë të vogël në telefon, Adney gjeti zgjidhje në tastierën e jashtme virtuale, të cilën iPhone e projektoi në sipërfaqen e jashtme dhe që ka dimensione sa një tastierë tipike për kompjuter.
Në përshkrimin e tij, në videon Adney për iPhone-in e “vet”, thuhet se është “i pabesueshëm”, vjen me procesor A5 me katër bërthama dhe sjell më shumë fuqi. Ekrani iClear Retina shfaq grafikë të mprehtë dhe fotografi të mahnitshme, derisa sistemi operativ iOS 6 e dërgon përvojën e iPhone-it në një drejtim plotësisht të ri.
Ky është koncepti më i mirë deri më tani i iPhone-it të ri dhe duke marrë parasysh idenë e shkëlqyer të videos, Tim Cook mund ta punësojë 17-vjeçarin. Çfarë mendoni ju rreth këtij koncepti? A do ta kishit blerë një iPhone të tillë?

SHBA: IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë !


SHBA IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë 

Në SHBA kompania IBM Sequoia, ka marrë vendin e parë në listën e superkompjuterave më të shpejtë në botë.  Kjo duke lënë pas kompaninë Fujitsu të Japonisë, e cila zbriti në vendin e dytë. Sequoia është e instaluar në Departamentin amerikan të Laboratorit të Energjisë Kombëtare në Kaliforni. Kjo është hera e parë që SHBA, mund të pretendojnë pozitën më të lartë, pasi ajo ishte konkuruar nga Kina dy vite më parë. Sequoia,  do të përdoren për të kryer stimulime për të ndihmuar jetëgjatësinë. Sipas administratorit Thomas D’Agostino, “Sequoia është më i shpejti, ka aftësitë themelore të informatikës, si dhe na jep rritjen e besimit në pengesën bërthamore të vendit”. Sequoia gjithashtu paraqet një performancë të lartë në udhëheqjen e vazhdueshme amerikane në informatikë. Modeli Sequoia është 1.55 herë më i shpejtë se modeli Fujitsu ku në të janë përdorur mbi 1.5 milionë procesorë.
Kompjuteri është i aftë të llogarisë në një orë atë që i duhen  6.7 miliardë njerëzve, duke përdorur makina llogaritëse për një periudhë kohore 320 vjet, për të përfunduar në qoftë se ata kanë punuar non-stop.(Medialajm.al )

Teknologjia e re e Windows-it, rivale me iPad-in

Teknologjia e re e Windows-it, rivale me iPad-in

Zbulohet në Los Angelos një prej strategjive më të suksesshme në botën e biznesit, gjatë tre dekadave të fundit. Microsofti ka shpikur një kompjuter të teknologjisë së lartë,  tabletën e re   të Windows-it në dizajnin të vecantë. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Steve Ballmer, theksoi se kompjuterat me prekje do të mundësohen nga sistemi i ardhshëm i  Windows-8. Këto do të përmbajnë  zgjedhje të një procesori Intel. Kjo është një mënyrë e fortë  për të sfiduar iPad Apple.
Specialistët shprehen se sipërfaqet e tabletave kanë ekran më të mëdha se sa iPad-i, por janë më të rënda dhe me cilësi më të lartë. Ekspertët e teknologjisë japin reagimin e tyre për tabletat e Microsoft-it, që i kanë mirëpritur me interes të lartë. (Nga E.K / MediaLajm.al)

Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3

Wednesday, June 20, 2012


Firefox 3, pas një pritjeje bukur të gjatë, kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje. Pos dukjes së rifreskuar, në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja të cilat e bëjnë shfletimin e internetit më të rehatshëm.
Do t’i përmendim pesë risi të cilat sigurisht do t’ju hynë në punë shfrytëzuesve dhe vizitorëve të kohëpaskohshëm të faqeve të internetit si dhe shfletuesve të rryer të internetit.

1. Opsioni për zoom

Me shtypjen e thjeshtë të butonit Ctrl dhe shtypjen e njëkohshme në + apo – zmadhohet ose zvogëlohet pamja e faqes së uebit. Në Firefoxin e ri nuk do të zvogëlohet respektivisht zmadhohet vetëm teksti, por e tërë faqja, së bashku me fotografitë dhe përmbajtjet tjera. Shkronjat tepër të vogla, apo tepër të mëdha, më nuk do të duhet të janë një problem.

2. Shtimi në bookmarks me një klik

Firefox 3 në shirit me adresën e uebit shfaqë një yll, duke shtypur në të faqja e cila aktualisht është e hapur regjistrohet në bookmarks, në direktorinë 'Unsorted Bookmarks'. Ylli mund të jetë edhe verdhë edhe e bardhë, e kur të jetë e verdhë, atëherë nënkupton se faqja veçmë është e regjistruar.

3. Kërkimi i shkarkimeve (downloads)

Nëse shpesh shkarkoni materiale, e më pas gjendeni pak më vështirësi me shkarkimet tuaja, Firefox 3 do të mbajë mend të gjitha dosjet e shkarkuara dhe vendndodhjen e tyre në disk. Për t’u gjendur më lehtë, këtu është integruar edhe opsioni për kërkimin e shkarkimeve.

4. Vërtetimi i sigurisë

Me klikimin në ikonën në shiritin për paraqitjen e adresës shfrytëzuesi mund të marrë informata mbi sigurinë e faqes së internetit në të cilën gjendeni. Më shumë informata mund të gjenden duke klikuar në tastin 'More information'.

5. Etiketat (tags) për bookmarks
Koleksioni i bookmarks të secili shfrytëzues rritet nga dita në ditë dhe pa pastrim të rregullt, të gjendesh në mesin e tyre di të jetë bukur situatë e palakmueshme. Me shtimin e etiketave (tags) - çdoherë kur bëni bookmark u mundëson kërkimin me ndihmën e etiketave, që mund të jetë shumë më thjesht. Gjithashtu, tani e tutje në shiritin e adresës mund të shkruani vetëm etiketën dhe në përzgjidhje do të fitoni të gjitha faqet e mbajtura mend sipas asaj etikete./Telegrafi/

Mozilla me platformë për aplikacione


Sipas një deklarate zyrtare në faqen e Mozilla, thuhet se kompania do të fillojë së shpejti me platformën e saj të aplikacioneve e cila do të quhet Mozilla Marketplace.
Mirëpo, para se ta bëjë publik lajmin për platformën e saj të aplikacioneve, Mozilla kishte publikuar një ftesë për zhvilluesit, përmes së cilës ata ftoheshin t’i ngarkonin aplikacionet e tyre në platformë dhe t’i testojnë ato për funksionalitetin që kanë.
Pas lansimit të platformës, Mozilla ofron një numër opsionesh për përdoruesit, ndërsa qëllimi i saj është që të krijojë një spektër të gjerë aplikacionesh të cilat do të ofrohen për segmente të ndryshme përdoruesish, si dhe për pajisje dhe sisteme të ndryshme operative.
Ideja e përgjithshme e këtij projekti është që të ofrojë një vend për të gjithë zhvilluesit, dhe shfletuesit e internetit. / Telegrafi /

Mbroni të dhënat në laptopin tuaj


Laptopët janë praktik, mirëpo të dhënat brenda tyre janë të ekspozuara ndaj disa rreziqeve shtesë, që është veçanërisht shqetësim nëse jeni shfrytëzues afarist i cili merret me të dhëna të ndjeshme. Disa nga këshillat e mëposhtme do të duhej të zvogëlonin dëmin në rast se ndodhë më e keqja.
Të dhënat në laptopë, shumë shpesh, vlejnë më shumë se vet ai kompjuter, e edhe nëse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe materiale, në rast të vjedhjes, shumica e të dhënave personale të cilat gjenden në kompjuter - po ra në duar të personave të gabuar, mund t’i shkaktojë kokëçarje të mëdha pronarit - andaj situatat e tilla më mirë është të parandalohen.

1. Asnjëherë, ama bash asnjëherë mos i leni fjalëkalimet (passwordat) në shtëpizë të laptopit apo në çantën e kompjuterit. Provoni t’i mbani mend, por nëse mbajtja në mend nuk u shkon për dore, atëherë ruani ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes – si p.sh. celular. Gjithashtu do të ishte e mençur të shkruhet fjalëkalimi në atë mënyrë që të mos jetë e qartë se për çfarë bëhet fjalë.

2. Vjedhja e laptopëve në rastet më të shpeshta ndodhë kur dikujt i jepet rasti ta bëj atë. Po e latë laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, sigurisht që dikush do ta vjedhë vetëm për faktin pse mundet. Kur ta leni laptopin në automjet, gjithmonë vendosni në bagazh ku nuk shihet nga kalimtarët, në dhomë të hotelit asnjëherë mos e lini në tavolinë, por vendoseni në çantën e vet dhe largojeni nga vendi ku bie në sy. Më së miri do të ishte ta vendosni në ndonjë sef, andaj para se ta rezervoni dhomën pyetni nëse ajo ka në dispozicion një sef. Shumica e hoteleve kanë, nëse asgjë tjetër, një përqindje të dhomave me sef.

Një metodë e shkëlqyer kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington. Laptopët modern kanë një vrimë në shtëpizë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat). Bravat Kensington posedojnë shifrën apo drynin me çelës, e emrin e kanë marrë sipas kompanisë e cila fillimisht ka filluar t’i shfrytëzojë ato. Me kohë sistemi i tyre është bërë standard i miratuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit e laptopëve.

3. Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbroni me enkriptim shtesë. Sistemi Windows përmbajnë në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar. Të dhënat e mbrojtur në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen, e shanset që këtë të arrijë ndonjë hajn i rëndomtë janë barazi me zero.

4. Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime. Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Windows. Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë. E në rast që laptopi ka transmetues identifikimi nëpërmes gishtit, gjithsesi përdoreni.

5. Nëse ndodhë me e keqja dhe ua vjedhin laptopin, do të kishte shumë vlerë po ta gjenit prapë. Ekzistojnë kompani të cilat mundësojnë përcjelljen e laptopëve në bazë të softuerit të instaluar. Fatkeqësisht, ai softuer mund të bëj punë vetëm kur laptopi juaj i vjedhur të kyçet në internet, por edhe kjo është më mirë se hiç. /Telegrafi/

www.truecrypt.org
www.kensington.com
www.thelaptoplock.com

Bie rritja e Facebook !

Sipas të dhënave të fundit të comScore, rritja e përdoruesve të Facebook për muajin prill ka shënuar një rënie dramatike, pasi që rrjeti social është rritur vetëm 5 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo rritje ka qenë 24 për qind, ose 89 për qind në prillin e vitit 2010.
Në anën tjetër, përdoruesit kanë shpenzuar rreth 6 orë në muaj për prillin e këtij viti, ose 16 për qind, ndërsa kjo rritje ishte 23 për qind në 2011, ose 57 për qind në 2010.
Megjithatë, ka shumë media që shtrojnë pyetje nëse këto të dhëna kanë rëndësi, pasi që Facebook ka kohën më të madhe të shpenzuar në faqe në internet, apo nga 221 milionë përdorues të internetit në SHBA, Facebook ka rreth 71 për qind të tyre si përdorues aktiv, ndërsa tregje të reja për rritje konsiderohen vendet e mëdha si Rusia, Kina, Japonia apo edhe Korea e Jugut.
Çka është edhe më me rëndësi të thuhet, është fakti se Facebook tani po rritet edhe nga telefonat e mençur mobil, pasi që përdorimi i këtij rrjeti social tani po bëhet më shumë nga telefoni sesa nga kompjuterët personal./Telegrafi

Google Chrome, aplikacione edhe pa internet!


Google ka shtuar edhe një numër të ri të funksioneve për Chrome Web Store, njëra prej të cilave u mundëson përdoruesve të shkarkojnë aplikacione edhe pa lidhje të internetit.
Megjithatë, ky ndryshim nuk do të jetë i dukshëm për shumicën e përdoruesve si buton “Offline Apps”, sepse fillimisht kjo kategori do të jetë si një koleksion i aplikacioneve në dyqanin e aplikacioneve të shfletuesit të Google, Chrome.
Karakteristikat tjera janë shtuar gjithashtu për zhvilluesit, pasi që tani mundësohen edhe statistika më të detajuara për funksionimin e aplikacioneve që performojnë në Chrome Store.
Google gjithashtu ka njoftuar se Chrome Web Store do të ofrohet edhe në 6 vende tjera shtesë, si Turqia, Ukraina, Egjipti, Arabia Saudite, Maroko, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. / Telegrafi /

10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook !

Sunday, June 17, 2012


 10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook 10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook



1. Shikimet e Faqeve
Një në pesë shikime faqesh ishte në Facebook, numër që e shpie numrin total e shikimeve të faqeve në 400 Milionë vetëm këtë vit për Facebook-un.
2. Koha e Kaluar
Koha e shpenzuar në Facebook është mesatarisht njëzet minuta në ditë.
3. Top Dhjeta
Dhjetë shtetet e SHBA-ve që janë të përgjegjshëm për 52 për qind të vizitave në Facebook janë Kalifornia, Teksasi, Nju Jorku, Florida, Illinoi, Pensellvenja, Ohajo, Michigani, Gjeorgjia, dhe Karolina e Veriut.
4. Rajoni më i populluar
Rajoni që sjell trafikun me më shumë volum në Facebook është rajoni i Nju Jork City-t.
5. Për kokë
West Virxhinia ka qytetarët që janë më të apasionuar pas Facebook-ut. Më pas vjen Kentaki, Mein, Vermont, Arkensas, Aioa, Indiana, Misisipi, Oklahoma, dhe Alabama. (Këto statistika janë vetëm për shtetet e SHBA-së, dhe jo të botës.)
6. Numri Një
Facebook doli si faqja numër një e radhitur në SHBA në vitin 2010.
7. Jashtë SHBA-së
Facebook nuk është faqja më popullore vetëm në SHBA. Edhe Kanadaja, Zelanda e Re, Hong Kongu, dhe Singapori e radhitin Facebook-un si faqen më popullore.
Në Mbretërinë e Madhe, Australi, Francë, dhe Brazil, Facebook rënditet si faqja numër dy me e populluar.
8. Gjinitë
Audienca e Facebook ka tendencën të jetë më shumë femra, përafërsisht 55 për qind.
9. Kërkim
Që nga 18 Korriku, 2009, termi ‘Facebook’ ka qënë më i kërkuari në motorat e kërkimit në SHBA.
10. Besnikëria
Sipas statistikave të Prillit 2012, 96 për qind e përdoruesave të Facebook janë kthyer në faqen e tyre brënda 30 ditëve. (Tech.al)

Këshilla Teknologjike

Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj
Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet e nevojshme,...
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile? Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon...
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Firefox 3,pas një pritjeje bukur të gjatë,kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje.Pos dukjes së rifreskuar,në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja ...

PC - Mobile

Blackbarry Mobile
BlackBerry Messenger nuk funksionon për platformat tjera Deri më sot, ka pasur shumë thashetheme se RIM do të lëshojë shërbimin e saj - BlackBerry Messenger, edhe për platformat tjera, që përfshijnë iOS të Apple,si dhe Android të Google....
Kompjuterat më të veçantë që mund të keni parë!
Kompjuterat më të veçantë që mund të keni parë ( FOTO) Ja modelet më të çuditshme të kompjuterave.Projektime dhe dizajne nga më të habitshmet.Klikoni për të parë më shumë se 55 foto !...
IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë !
IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë ! Në SHBA kompania IBM Sequoia, ka marrë vendin e parë në listën e superkompjuterave më të shpejtë në botë. Kjo duke lënë pas kompaninë Fujitsu të Japonisë, e cila zbriti në vendin e dytë. ....

Facebook - YouTube

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook
600,000 sulme në ditë ndaj Facebook Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social...
Një në katër hakerë, është FBI!
Një në katër hakerë, është FBI! Nëse jeni të shqetësuar rreth mundësisë së sulmeve të hakerëve ndaj kompjuterit tuaj, atëherë lexoni këtë gjë interesante që ndoshta do t’ju lehtësojë paksa kureshtjen tuaj: 25% prej tyre punojnë për FBI...
10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook !
10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook ! Një në pesë shikime faqesh ishte në Facebook, numër që e shpie numrin total e shikimeve të faqeve në 400 Milionë vetëm këtë vit për Facebook-un....

Kuriozitete - Teknologji

Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj
Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet e nevojshme,...
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile? Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon...
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Firefox 3,pas një pritjeje bukur të gjatë,kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje.Pos dukjes së rifreskuar,në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja ...
 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.