Lajme Flash :

Internet - Web

Mozilla me platformë për aplikacione
Mozilla me platformë për aplikacione Sipas një deklarate zyrtare në faqen e Mozilla, thuhet se kompania do të fillojë së shpejti me platformën e saj të aplikacioneve e cila do të quhet Mozilla Marketplace...
Google Chrome, aplikacione edhe pa internet!
Google Chrome, aplikacione edhe pa internet! Google ka shtuar edhe një numër të ri të funksioneve për Chrome Web Store, njëra prej të cilave u mundëson përdoruesve të shkarkojnë aplikacione edhe pa lidhje të internetit. ...
Bie rritja e Facebook !
Bie rritja e Facebook ! Sipas të dhënave të fundit të comScore, rritja e përdoruesve të Facebook për muajin prill ka shënuar një rënie dramatike, pasi që rrjeti social është rritur vetëm 5 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar...

Informatikë - Software

Microsoft njofton për edicionet e Windows 8
Microsoft njofton për edicionet e Windows 8 Gjigandi Microsoft ka njoftuar për edicionet e Windows 8.Janë gjithsej 5 edicione, bashkë me një edicion për një gjuhë lokale kineze.Edicionet janë:Windows 8, Windows 8 Pro,Windows RT...
Symantec lëshon verzionin Beta të Norton 2013
Symantec lëshon verzionin Beta të Norton 2013 Symantec, prodhuesi më i madh i software-ave për sigurinë e kompjuterave, ka lëshuar verzionin e parë publik Beta për antivirusin e ri‘Norton Antivirus 2013′,‘Norton Internet Security 2013′ ...
Apple prezanton iOS 6
Apple prezanton iOS 6 Dje kompania gjigande Apple ka prezantuar rifreskimin e software-it të saj iOS,i cili është tani në versionin 6.Apple ka thënë se verzioni i ri ka plot 200 veti të rifreskuara ose të reja...

Elektronikë - Hardware

Fillon shitja e Sony SmartWatch
Fillon shitja e Sony SmartWatch Tani,Sony SmartWatch është në dispozicion për shitje nga Verizon për një çmim prej 149.97 dollarë, ndërsa e njëjta përmban mbi 60 aplikacione për instalim dhe shkarkim...
Sony partneritet me HTC-në për PlayStation
Sony partneritet me HTC-në për PlayStation Kohëve të fundit Sony do të zgjerojë programin e saj të certifikuar për PlayStation edhe tek prodhuesit e tjerë.HTC është kompania e parë me të cilën Sony do të zbarkojë në platformën...
Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One”
Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One” Vizio ka konfirmuar se është bërë gati me sistemin e saj kompjuterik “All in One”, të cilin e kishte paralajmëruar në fillim të vitit,ndërsa tani ka thënë se do të dal në shitje...

Zhvillime - Shkencore

Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi
Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi Përparimet teknologjiko-shkencore dhe zbatimi i tyre në mjeksi po sjell mrekulli. Që nga mekanika bio-inxhinierike e deri tek novacionet e fundit....
Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës
Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës Nanoshkenca është bota e atomeve, molekulave, makromolekulave, grimcave kuantike, grupmakromolekulave dhe është e dominuar nga efektet sipërfaqësore...
Zbulohet Planeti Diamant i cili rrotullohet rreth nje ylli Pulsar
Zbulohet Planeti Diamant i cili rrotullohet rreth nje ylli Pulsar Planeti ekzotik me densitet prej diamanti eshte gjetur ne galaktiken tone Milky Way - Rruga e Qumshtit, dhe astronomet mendojen se ky ka qene me perpara nje yll....

iTECH World - English

Anatomy of a PC crash: 7 scenarios, and how to avoid them
Anatomy of a PC crash: 7 scenarios, and how to avoid them There are many possible causes for these hellish episodes, and it's important to be educated on the why and hows of PC crashes to prevent them in the future...
How to optimize Windows 8 on old hardware
How to optimize Windows 8 on old hardware Microsoft has made a point of advertising the performance enhancements and optimizations being made to Windows 8....
How to encrypt (almost) anything
How to encrypt (almost) anything Encryption is a great way to keep valuable data safe—whether you’re transmitting it over the Internet, backing it up on a server, or just carrying it through airport security on your laptop.

Showing posts with label Mobile. Show all posts
Showing posts with label Mobile. Show all posts

Facebook Camera, aplikacion vetëm për iOS

Saturday, June 30, 2012

Të gjithë e dimë se së fundmi, Facebook ka blerë shërbimin e fotografive, përkatësisht rrjetin e famshëm social – Instagram, në një marrëveshje e cila i ka kushtuar rreth 1 miliard dollarë.
Tani, Facebook ka lëshuar aplikacionin e saj të fotografive për sistemin operativ iOS, të cilin e ka quajtur Facebook Camera.
Edhe përkundër këtij lansimi, Facebook e ka ëbrë të qartë se Facebook Camera dhe Instagram janë dy gjëra të ndryshme me specifika jo të ngjashme, ndërsa ky aplikacion është i dizajnuar të punojë sikurse aplikacioni tjetër Facebook Messages.
Me sa duket, ekipi i Instagram nuk ka punuar fare në aplikacionin Facebook Camera, pasi Facebook ka njoftuar se për një kohë të gjatë është duke punuar në këtë aplikacion, të cilin tani e ka lansuar vetëm për Apple iOS. / Telegrafi / 

RIM vonohet me BlackBerry 10, humb 192 milionë dollarë

Sistemi operativ i Research In Motion ishte planifikuar të lansohej në fund të këtij viti, mirëpo RIM tani ka njoftuar se do ta shtyjë prezantimin e BlackBerry 10 deri në vitin e ardhshëm.
Për më shumë, RIM gjithashtu ka prezantuar edhe rezultatet e saj financiare me një humbje prej 192 milionë dollarë për tremujorin e fundit, ndërsa ka njoftuar se do të shkurtojë më shumë se 5000 vende pune, pasi që edhe BlackBerry 10 do të dalë më vonë.
“Ne nuk do të ngutemi ta lansojmë BlackBerry 10 para se të jemi gati” ka thënë Thorsten Heins, President dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë.
Sipas të gjitha gjasave, RIM është duke synuar që të mos bëjë më gabime në treg, prandaj edhe nuk po ngutet të paraqes në treg versionin e ri të sistemit operativ. / Telegrafi /

Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?

Wednesday, June 20, 2012


Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon. Tani këto mrekullitë e teknologjisë mund të ju japin udhëzime, ju lejojnë të porositni një pica, luani lojëra dhe të shikoni filma në të njëjtën kohë. Të gjitha këto tipare të mëdha janë për shkak të risive të mëdha të cilat fshihen pas sistemeve operative që i fuqizojnë këto pajisje mobile. Në një det të telefonave mobil, pesë sistemet operative janë duke luftuar për vëmendjen tonë.
1. BlackBerry - Një nga telefonat e parë mobil që kishin sistem të fuqishëm operativ vjen nga kompania RIM, e cila prodhon telefonat e mençur BlackBerry. Kur BlackBerry i parë e goditi tregun e telefonave mobil, ai i dedikohej përdoruesve të biznesit. BlackBerry i lidhur me email’at korporativ e bëri të lehtë për bizneset të qëndrojnë të lidhur në një botë e cila po bëhej gjithnjë e më dinamike. BlackBerry tani është duke kërkuar për të fituar konsumatorët. Kompania mund të ketë humbur vendin e parë, por ata nuk janë duke shkuar më poshtë, pa luftë. Më i dukshëm në këtë luftë është tableti PlayBook, të cilin kompania RIM e ka prezantuar së fundmi.

2. WebOS - Palm ishte dikur majën e pajisjeve që ndryshe njiheshin edhe si menaxherë të informacionit personal. Telefoni i saj i mençur - PalmPre është duke sfiduar tregun e telefonave mobil gjithnjë e më shumë. E rëndësishme është se zhvilluesit dhe programerët ende e duan këtë sistem operativ. Kjo është kryesisht për shkak të faktit, se sa e lehtë është për të zhvilluar një aplikacion të vogël për pajisjet e serisë PalmPre. Megjithëse Palm është tani pjesë e HP-së, WebOS vazhdon të rritet dhe të zgjerohet. HP tani është duke kërkuar për të lëvizur më tej. WebOS ka lëvizur nga tregu i telefonave të mençur mobil në atë të kompjuterëve tablet me lansimin e menjëhershëm të HP Slate.
3. Windows Phone 7- Microsoft asnjëherë nuk ka qenë me të vërtetë një lojtar i madh në tregun e telefonave mobil. Sigurisht, ata edhe më parë kanë pasur sisteme operative, por ata gjithmonë kanë qenë pas liderëve të tregut si Palm apo RIM. Tani, Microsoft ka një sistem të ri operativ që ndryshon lojën e këtij gjiganti të programeve kompjuterike. Windows Phone 7 është mbi të gjitha lidhje. Ky sistem operativ lidhet me dyqanin virtual Zune, i cili ka të hapur një zgjedhje të madhe të muzikës. Dyqani virtual gjithashtu lidhet edhe me Xbox Live, duke i dhënë kështu përdoruesit qasje në lojëra dhe rrjetin e lojërave XBL. Ky është një projekt ambicioz nga Microsoft dhe beteja do të jetë e vështirë për këtë kompani.

4. Android - Android është një sistem operativ i zhvilluar nga Google. Kur Android për të parën herë doli në treg, i njëjti u prit me një dozë të madhe të refuzimi dhe nuk u pëlqye nga njerëzit. Mirëpo, Google nuk u dorëzua dhe bëri presion, dhe tani ne kemi një sistem operativ që është duke e marrë botën shumë shpejtë. Sot, Android mbështet një numër të madh të telefonave të mençur mobil, pa përjashtuar edhe një numër në rritje të kompjuterëve tablet. Android është një platformë e hapur, e cila i jep kompanive dhe zhvilluesve të aplikacioneve lirinë për ta përshtatur këtë sistem operativ, siç ju konvenon atyre.

5. iOS - Apple një herë pati thënë se ata kurrë nuk do të hyjnë në tregun e telefonave mobil. Megjithatë, ja ku jemi, dhe ata kanë krijuar një telefon dhe një sistem operativ që ka krijuar një bazë të madhe të adhuruesve. iOS sot është risi të cilën edhe individët por edhe korporatat botërore e kanë përqafuar. Pengesë e madhe për këtë sistem operativ është fakti se ai është i bllokuar në një telefon të vetëm mobil. Spekulohet se kjo do të ndryshojë shpejt, dhe konsumatorët kudo me padurim presin telefonat që bazohen në iOS, të cilët mund t’i blejnë në çdo dyqan që ata e kanë afër. /Telegrafi/

Zyrtare: Acer lanson tabletin Iconia A700


Para disa kohësh është folur shumë për tabletin e ri të Acer, Iconia Tab A700 Android, ndërsa tani prodhuesi e ka zyrtarizuar këtë model duke mundësuar edhe para-porosi për blerësit potencial.
Acer Iconia A700 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, me rezolucion prej 1920 x 1200 piksel, që do të thotë se mund të mbështesë formatin Full HD në 1080p.
Është me rëndësi të përmendet edhe  procesori quad-core i Iconia Tab A700 nga NVIDIA Tegra 3, i cili vjen me versionin më të ri të Android, 4.0 Ice Cream Sandwich.
Karakteristikat tjera të Acer Iconia Tab A700 përfshijnë edhe Dolby Mobile 3, 5.1 sorround sound, portin HDMI për HDTV, ndërsa çmimi i këtij tableti pë rata që bëjnë para-porosi është 450 dollarë.  / Telegrafi /

Sony partneritet me HTC-në për PlayStation


Kohëve të fundit është thënë se Sony do të mund të zgjerojë programin e saj të certifikuar për PlayStation edhe tek prodhuesit e tjerë, ndërsa tani ka zëra që thonë se HTC është kompania e parë me të cilën Sony do të zbarkojë në platformën Android.
Sony gjithashtu ka njoftuar se do ta ndryshojë edhe emrin e paketës dhe programit të saj të certifikuar, në PlayStation Mobile, si dhe është thënë se kompania do të ketë edhe nëj dyqan virtual i cili do të jetë në dispozicion për prodhuesit dhe palët e treta që do të certifikohen në program.
Do të jetë interesantë të shihet se çka do të përgatisin kompanitë partnere, Sony dhe HTC, përmes pajisjeve të certifikuara me PlayStation.
Kjo lëvizje mund të komentohet si një hap i ri për të transformuar edhe më tej pajisjet mobile, të cilat tani me siguri do të ofrohen nga HTC edhe me përmbajtjen e konsolës PlayStation. / Telegrafi /

S’ka më tablet nga LG?!


LG ka thënë se kompania ka vendosur që të ndërpres zhvillimin e tabletëve të ri, pasi që kompania do të fokusohet në pajisje më të vogla, si telefonat e mençur mobil.
LG ka lansuar disa tablet në Android, si LG Optimus Pad, mirëpo dyshohet se ky tablet ka qenë më pak i famshëm sesa që prodhuesi ka pritur, prandaj edhe kompania ka arritur në këtë vendim.
“Ne kemi vendosur që ta shtyejmë prodhimin e tabletëve tanë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në telefonat e mençur mobil” ka thënë Ken Hong, zëdhënësi i kompanisë LG.
Megjithatë, ky vendim i LG-së do të mund të sjell modele të reja të telefonave, dhe mbetet të shihet se sa do të mund të depërtojnë në treg modelet e reja të LG. / Telegrafi /

Sony prezanton Xperia Ion


Sony Xperia Ion ishte paralajmëruar që nga muaji janar i këtij viti, mirëpo sot i njëjti është prezantuar edhe zyrtarisht nga operatori mobil amerikan, AT&T, i cili ka thënë se do ta ketë këtë telefon në dispozicion për shitje që nga 24 qershori.
Modeli më i ri i telefonit nga Sony, Xperia Ion do të jetë në dispozicion për shitje për një kosto prej 99.99 dollarësh, pas një kontrate 24 mujore me oepratorin, ndërsa kjo pajisje mbështetet nga Android 2.3.7 Gingerbread, dhe së shpejti do ta ketë edhe Android 4.0.
Sony Xperia Ion mbështet edhe nga procesori dual core me 1.5GHz, 16GB memorie të brendshme, si dhe kamera me 12 mega-piksel, e cila mund të incizojë në HD, ndërsa ka edhe sensorin Exmor R.
Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.6 inç, 1280 x 720 pikselë, plus LTE, NFC, HD me DLNA, HDMI dhe Bravia Sync. / Telegrafi /

Motorola bën gati modelin RAZR V XT889

Motorola ka paralajmëruar lansimin e modelit të ri të telefonit Android në Kinë më 17 qershor, përkatësisht modelin Motorola RAZR V XT889, i cili ka një dizajn të ndryshëm në krahasim me versionin paraprak të Motorola RAZR.
Motorola RAZR V XT889 vjen në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, ndërsa në ekran nuk ka asnjë buton fizik i cili mund të shtypet në telefonin e mbështetur nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Karakteristikat tjera të Motorola RAZR V XT889 përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, ndriçuesin LED, si dhe dëgjueset e mëdha afër kamerës, në pjesën e pasme të telefonit. / Telegrafi /

ZTE prezanton Grand X LTE


ZTE ka prezantuar modelin e ri të telefonit për Azi dhe Evropë, përkatësisht modelin ZTE Grand X LTE, i cili vjen me Android 4.0, dhe çipin për LTE.
ZTE Grand X LTE mbështetet nga procesori dual-core me 1.5GHz, kamera me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë në HD 1080p, si dhe kamerën e përparme me 720p për video-thirrje. 
“Ne jemi kompania e parë e cila përdor zgjidhje me një çip të vetëm për një telefon mobil” ka thënë He Shiyou, zëvendës drejtor i përgjithshëm në ZTE. 
Shitja e ZTE Grand X LTE do të fillojë të bëhet fillimisht në Evropë dhe Azi, në tre-mujorin e tretë të vitit 2012, ndërsa prodhuesi ende nuk i ka bërë të ditura çmimet e këtij modeli të ri të telefonit. / Telegrafi /

Motorola së shpejti me 3 SIM-karta !

Sunday, June 17, 2012


 Motorola së shpejti me 3 SIM karta Motorola së shpejti me 3 SIM karta




Motorola ka njoftuar për një celular të ri, të quajtur ‘Motokey 3-Chip’, i cili mbështet tre SIM-karta në të njëjtën kohë. Tani për tani, ’3-Chip’-i është në dispozicion vetëm në Brazil, ku do të shitet rreth 172$.
Përvec aftësisë të mbështetjes së tre SIM-kartave, celulari gjithashtu do të ketë një tastierë ‘QWERTY’, një kamer prej 2 megapiksel, MP3 Player, radio me frekuensitë FM, si dhe një vënd për microSD.
Celulari i ri pritet të dalë në treg në Brazil javën e ardhshme.(Tech.al)

Këshilla Teknologjike

Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj
Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet e nevojshme,...
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile? Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon...
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Firefox 3,pas një pritjeje bukur të gjatë,kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje.Pos dukjes së rifreskuar,në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja ...

PC - Mobile

Blackbarry Mobile
BlackBerry Messenger nuk funksionon për platformat tjera Deri më sot, ka pasur shumë thashetheme se RIM do të lëshojë shërbimin e saj - BlackBerry Messenger, edhe për platformat tjera, që përfshijnë iOS të Apple,si dhe Android të Google....
Kompjuterat më të veçantë që mund të keni parë!
Kompjuterat më të veçantë që mund të keni parë ( FOTO) Ja modelet më të çuditshme të kompjuterave.Projektime dhe dizajne nga më të habitshmet.Klikoni për të parë më shumë se 55 foto !...
IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë !
IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë ! Në SHBA kompania IBM Sequoia, ka marrë vendin e parë në listën e superkompjuterave më të shpejtë në botë. Kjo duke lënë pas kompaninë Fujitsu të Japonisë, e cila zbriti në vendin e dytë. ....

Facebook - YouTube

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook
600,000 sulme në ditë ndaj Facebook Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social...
Një në katër hakerë, është FBI!
Një në katër hakerë, është FBI! Nëse jeni të shqetësuar rreth mundësisë së sulmeve të hakerëve ndaj kompjuterit tuaj, atëherë lexoni këtë gjë interesante që ndoshta do t’ju lehtësojë paksa kureshtjen tuaj: 25% prej tyre punojnë për FBI...
10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook !
10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook ! Një në pesë shikime faqesh ishte në Facebook, numër që e shpie numrin total e shikimeve të faqeve në 400 Milionë vetëm këtë vit për Facebook-un....

Kuriozitete - Teknologji

Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj
Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet e nevojshme,...
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile? Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon...
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Firefox 3,pas një pritjeje bukur të gjatë,kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje.Pos dukjes së rifreskuar,në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja ...
 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.