ZTE ka prezantuar modelin e ri të telefonit për Azi dhe Evropë, përkatësisht modelin ZTE Grand X LTE, i cili vjen me Android 4.0, dhe çipin për LTE.
ZTE Grand X LTE mbështetet nga procesori dual-core me
1.5GHz, kamera me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë në HD 1080p, si
dhe kamerën e përparme me 720p për video-thirrje.
“Ne jemi kompania e parë e cila përdor zgjidhje me një çip të vetëm
për një telefon mobil” ka thënë He Shiyou, zëvendës drejtor i
përgjithshëm në ZTE.
Shitja e ZTE Grand X LTE do të fillojë të bëhet fillimisht në
Evropë dhe Azi, në tre-mujorin e tretë të vitit 2012, ndërsa prodhuesi
ende nuk i ka bërë të ditura çmimet e këtij modeli të ri të telefonit. / Telegrafi /
0 Komente:
Post a Comment