Lajme Flash :

Internet - Web

Mozilla me platformë për aplikacione
Mozilla me platformë për aplikacione Sipas një deklarate zyrtare në faqen e Mozilla, thuhet se kompania do të fillojë së shpejti me platformën e saj të aplikacioneve e cila do të quhet Mozilla Marketplace...
Google Chrome, aplikacione edhe pa internet!
Google Chrome, aplikacione edhe pa internet! Google ka shtuar edhe një numër të ri të funksioneve për Chrome Web Store, njëra prej të cilave u mundëson përdoruesve të shkarkojnë aplikacione edhe pa lidhje të internetit. ...
Bie rritja e Facebook !
Bie rritja e Facebook ! Sipas të dhënave të fundit të comScore, rritja e përdoruesve të Facebook për muajin prill ka shënuar një rënie dramatike, pasi që rrjeti social është rritur vetëm 5 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar...

Informatikë - Software

Microsoft njofton për edicionet e Windows 8
Microsoft njofton për edicionet e Windows 8 Gjigandi Microsoft ka njoftuar për edicionet e Windows 8.Janë gjithsej 5 edicione, bashkë me një edicion për një gjuhë lokale kineze.Edicionet janë:Windows 8, Windows 8 Pro,Windows RT...
Symantec lëshon verzionin Beta të Norton 2013
Symantec lëshon verzionin Beta të Norton 2013 Symantec, prodhuesi më i madh i software-ave për sigurinë e kompjuterave, ka lëshuar verzionin e parë publik Beta për antivirusin e ri‘Norton Antivirus 2013′,‘Norton Internet Security 2013′ ...
Apple prezanton iOS 6
Apple prezanton iOS 6 Dje kompania gjigande Apple ka prezantuar rifreskimin e software-it të saj iOS,i cili është tani në versionin 6.Apple ka thënë se verzioni i ri ka plot 200 veti të rifreskuara ose të reja...

Elektronikë - Hardware

Fillon shitja e Sony SmartWatch
Fillon shitja e Sony SmartWatch Tani,Sony SmartWatch është në dispozicion për shitje nga Verizon për një çmim prej 149.97 dollarë, ndërsa e njëjta përmban mbi 60 aplikacione për instalim dhe shkarkim...
Sony partneritet me HTC-në për PlayStation
Sony partneritet me HTC-në për PlayStation Kohëve të fundit Sony do të zgjerojë programin e saj të certifikuar për PlayStation edhe tek prodhuesit e tjerë.HTC është kompania e parë me të cilën Sony do të zbarkojë në platformën...
Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One”
Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One” Vizio ka konfirmuar se është bërë gati me sistemin e saj kompjuterik “All in One”, të cilin e kishte paralajmëruar në fillim të vitit,ndërsa tani ka thënë se do të dal në shitje...

Zhvillime - Shkencore

Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi
Përparimet teknologjike dhe zbatimi i tyre në mjekësi Përparimet teknologjiko-shkencore dhe zbatimi i tyre në mjeksi po sjell mrekulli. Që nga mekanika bio-inxhinierike e deri tek novacionet e fundit....
Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës
Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës Nanoshkenca është bota e atomeve, molekulave, makromolekulave, grimcave kuantike, grupmakromolekulave dhe është e dominuar nga efektet sipërfaqësore...
Zbulohet Planeti Diamant i cili rrotullohet rreth nje ylli Pulsar
Zbulohet Planeti Diamant i cili rrotullohet rreth nje ylli Pulsar Planeti ekzotik me densitet prej diamanti eshte gjetur ne galaktiken tone Milky Way - Rruga e Qumshtit, dhe astronomet mendojen se ky ka qene me perpara nje yll....

iTECH World - English

Anatomy of a PC crash: 7 scenarios, and how to avoid them
Anatomy of a PC crash: 7 scenarios, and how to avoid them There are many possible causes for these hellish episodes, and it's important to be educated on the why and hows of PC crashes to prevent them in the future...
How to optimize Windows 8 on old hardware
How to optimize Windows 8 on old hardware Microsoft has made a point of advertising the performance enhancements and optimizations being made to Windows 8....
How to encrypt (almost) anything
How to encrypt (almost) anything Encryption is a great way to keep valuable data safe—whether you’re transmitting it over the Internet, backing it up on a server, or just carrying it through airport security on your laptop.

If it's Technology , It's here!

Saturday, January 20, 2018



If it's Technology , It's here!

Technology is becoming our way of life and is determining every process.
In fact I slways held an interest for sciences and technology, in some form or another. The earliest career goal I can remember was to be an information technology specialist, which was achieved at age of 21, Another early aspiration was to be an IT Engineer for the overall communication and people connection. Other aspirations included designer, Web designer, Security Administrator and Web Developer. I was lucky enough to have been exposed to computers since the age of 14, when my big brother-in-law got my first computer – an IBM Laptop. Little did I know, but this early exposure to computers would lead to my current career passion – computer aided design… specifically web design. In high school, I attended an after school and summer camping program. The focus here was on the teaching. I learned a lot of great skills and techniques in programming and even web design. I created quite a few websites and brochures during this time – a few of which were just to make some projects for my information technology teacher.But sometimes i did even got paid for them too ,by small businesses. As much as I enjoyed programming with my new pc, I had at the time also just discovered the internet and graphic design. I had even more fun creating my first web site.I loved my hobby and studied at Tirana University for Information Technology.Today i am A PROFESSIONAL DEVELOPER AND WEB DESIGNER and a professional IT Consultant.My hobby is writing technology articles and creating mobile applications so I have always worked and cooperated with Tech Magazines, Tech Websites and Tech Forums.
This is the reason why I would like to be part of TopTal  Developers Community.
It would be a great opportunity and of course a large step in becoming more professionist  of IT. 

I’ve just began the interview process at TopTal.com (to become a part of the Java engineers community), and I really like to get in and become one of the freelancers who work there. If you’re a software engineer looking for work, I recommend that you do the same.
This is just a bit about me but in the future you will see too many interesting articles and projects.
Thanks!

Kind Regards,
Ismet Ahmetaj


Founder and Blogger | iTech Albania Blog | www.itechalbania.blogspot.al
Tirana ALBANIA
2018



iTech Albania se shpejti me platformen Online " NJOFTIME ONLINE" !

Monday, December 1, 2014


Kompania  'iTech Albania" dhe portali 'iTech.al " se shpejti pritet te prezantojne projektin me te fundit Online. Ky projekt konsiston ne nje platforme punesimi dhe rekrutimi online permes nje Database dhe Programi profesional qe do te beje te mundur nderlidhjen Punedhenes-Punekerkues apo Kompani-Individe me informacione dhe Njoftime nga me te fundit.
Platforma eshte ne ndertim e siper, dhe sipas autoreve pritet qe ne ditet ne vijim te perfundoje plotesisht duke i dhene hapsire cdokujt per tu bere pjese dhe per te marre informacionet me te fundit.
Kjo platforme do te perfshije ne rubrikat e saj edhe mundesine e reklamimeve per biznese dhe kompani te ndryshme, por jo vetem. Gjithashtu nje risi tjeter e platformes eshte dhe forumi Online qe do te sherbeje si pike lidhese dhe hapesire e  lire diskutimi permes anetareve te shumte te forumit.
Stafi do te jete pothuajse ne cdo moment Online per cdo pyetje dhe paqartesi qe mund te kene anetaret  e forumit.
Ky projekt eshte ne vazhden e projkteve dhe nismave te stafit "iTech Albania" per inovacion dhe informacion.
Adresa e portalit eshte : www.njoftime.itech.al ku mund te klikoni ne cdo moment per tu njohur me te rejat me te fundit , menjehere sapo te perfundoje procesi i programimit.
Per cdo infromacion kontaktoni me stafin ne adresen e emailit : info@itech.al


Teknologjia e fundit

Wednesday, December 12, 2012

1) Roboti Rock, Paper, Scissors
Ky robot fiton gjithmonë në lojën e famshme Rock, Paper, Scissors. Sekreti qëndron tek fakti se ai shikon dhe reagon shumë më shpejt se sa syri njerëzor.

2) Transplantohet Laringu i parë artificial.
Shkencëtarët/doktorët Rusë kanë arritur të zëvendësojnë një pjesë laringu të dy pacientëve me një pjesë laringu sintetik. Ky është një hap goxha i madh drejt zëvendësimit të plotë në të ardhmen.

3) Transplant i suksesshëm i venave të gjakut.
Një vajzë 10 vjeçare i është nënshtruar një trapianti, me sukses, të venave të gjakut realizuar me qelizat e saj staminale. Doktorët Suedeze besojnë se një praktikë e tillë, në të ardhmen, do jetë akoma më e lirë dhe operacioni në fjalë duke qënë i pari i llojit të tij ju hap rrugën mjekëve të zgjerojnë përdorimin e qelizave staminale për të gjithë trupin njerëzor (pavdekshmëria?).

4) Tactus
Një teknologji e re dinamike prezanton një User Interface ku butonat ndryshojnë formë në bazë të prekjes së tyre.

5) Intel prezanton çipin e tij të ri
Qëllimi i Intel është të ndërtojë çipe të rinj të cilët funksionojnë më shumë si truri njerëzor. Inxhinirët e Intel mendojnë se tashmë ja kanë arritur qëllimit.

6) Thika e Gjalpit
Kompania Warburtons do nxjerrë së shpejti në treg një thikë për të prerë gjalpin, maja e së cilës duke u nxehur, lehtëson akoma më shumë punën.

7) Kanaçja e parë e cila ftohet vetë.
Ky mund të jetë një moment revolucionar për pijet freskuese. Tashmë në të ardhmen frigoriferët do kenë më shumë hapësirë. Teknologjia në fjalë ka 20 vjet që po tentohet të futet në treg dhe tani me sa duket ja kanë arritur qëllimit.

8) Krevati që rregullohet vetë.
I duhen vetëm 50 sekonda për tu rregulluar. Një lajm i mirë për fëmijët dhe përtacët :D , tani do kenë një punë më pak për të bërë kur zgjohen në mëngjes. :)

9) Lazeri i rrezeve-X.
Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, udhëhequr nga Universiteti Colorado Boulder, ka arritur të prodhojë të parën pajisje tavoline (të vogël) e cila lëshon grimca të rrezeve-X, duke hapur kështu rrugën për ecjen para në fusha të ndryshme si mjekësia, bilogjia dhe zhvillimi i nanoteknologjisë

Burimi: Eklipsi.com.

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook

Monday, July 9, 2012



 Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social. Shifrat e shpalosura për herë të parë nga Facebook tregojnë sesa është i bombarduar nga hakerët ky rrjet social.

Këto informacione janë shpalosur në një postim në blogun e Facebook duke shpalosur disa masa të reja të sigurisë që janë implementuar në kuadër të faqes për të bllokuar edhe më tej këto tentime. Ekspertët e sigurisë kanë thënë se është shqetësim i madh dhe se njerëzit duhet të kenë më shumë kujdes kur përzgjedhin fjalëkalimet e tyre dhe kur përgjigjen ndaj ofertave të miqve të tyre në Facebook. “Kur një haker merr përsipër llogarinë e një përdoruesi në Facebook, ai mund të postoj mesazhe, të dërgojë mesazhe dhe të ketë qasje në të gjitha informacionet private. Facebook ka shumë telashe sigurie me të cilat duhet të merret” tha Graham Cluley, një shefi i lartë i teknologjisë pranë Sophos, kompani për siguri kompjuterike.

Arsyeja më e zakonshme se pse hakerët thyejnë profilet e të tjerëve në Facebook është mënyra e lehtë që ata të shpërndajnë mashtrime dhe të dërgojnë oferta false tek miqtë e profilit të thyer dhe të tentojë të shesin të mirat e marra në pronësi dhe të përfitojnë financiarisht. Gjithashtu Cluley, thekson se në rritje është edhe numri i hakerëve tinejxherë që po sulmojnë llogaritë e shokëve të tyre nga shkolla për t’i shantazhuar. Ekspertët e sigurisë kanë kërkuar që njerëzit të kenë fjalëkalime të komplikuara në mënyrë që të evitojnë hakimin e llogarive të tyre personale dhe të kenë fjalëkalime të ndryshme për secilin shërbim digjital që ata përdorin. Rrjeti social është duke shpalosur veçori të reja në një tentim për të mbrojtur më shumë sigurinë e përdoruesve të Facebook  (Zhurnal.mk)

Një në katër hakerë, është FBI!

Saturday, June 30, 2012


Zyrtarisht FBI nuk komenton metodat e saja, por një zëdhënës ka thënë se agjentët përcjellin ligjet dhe parimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zbatojnë ligjet për shfrytëzimin e informuesve, duke shtuar se secili rast dallon prej tjetrit. /pcworldalbanian
 

Nëse jeni të shqetësuar rreth mundësisë së sulmeve të hakerëve ndaj kompjuterit tuaj, atëherë lexoni këtë gjë interesante që ndoshta do t’ju lehtësojë paksa kureshtjen tuaj: 25% prej tyre punojnë për FBI.
Gazeta “The Guardian” ka zbuluar në një hetim se një në katër hakerë është një informues për FBI, kurse shumë prej tyre janë anëtarë në forume ku shiten informata ilegale të marra gjatë këtyre aksioneve.
Sikurse në filma, informantët rekrutohen me oferta për periudha kohore të reduktuara të qëndrimit në burg dhe mundësisë për përfitim financiar.

Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxitje financiare për t’i shikuar reklamat në këtë rrjet.

Facebook paraqiti një program që u ofron përdoruesve një nxitje financiare për t’i shikuar reklamat në këtë rrjet.
Facebook tani do të paguajë përdoruesit që shikojnë reklama të caktuara në faqe me Facebook Credits, e cila gjë mund të ndihmojë të mirat në Facebook Deals. Nxitja, sidoqoftë, nuk është e madhe. Fillimisht, një reklamë mesatare do të prodhojë një kredit, i cili është i barabartë me 10 centë.
Reklamat do të jenë kryesisht në lojëra. CrowdStar, Digital Chocolate dhe Zynga janë në mesin e pjesëmarrësve për lojëra. Facebook është duke punuar me Sharethrough, SocialVibe, Epic Media dhe SupersonicAds për të shërbyer reklama në program dhe TrialPay, që do të ofrojë statistika.
Dan Greenberg, CEO i Sharethrough, thotë që nisma e ndërmarrjes Facebook përfaqëson “një hap larg nga ndërprerja e reklamimit”. Greenberg, që ka klientë si Microsoft dhe NEstle, thotë që rrjeti i vet nuk do të dërgojë reklama tradicionale, por më argëtuese, të cilat do të zgjojnë kërshërinë e përdoruesve që jo vetëm të shikohen, por edhe të shkëmbehen me shokët e tjerë./pcworldalbanian

 

A mund të blejnë kriminelët online gjësende pa pagesë?

Një grup hulumtuesish të sigurisë kanë thënë se kanë gjetur mënyra të caktuara përmes të cilave mund të mashtrojnë sistemet e blerjes online për të porositur gjëra pa pagesë apo me zbritje.
Hulumtuesit pranë Universitetit Indiana dhe Microsoft Research kanë gjetur vrima të sigurisë në një pako zhvilluese softuerike të pagesave që shfrytëzohet nga Amazon.
Rui Wan, një Ph.D student pranë Universitetit Indiana ka thënë për CNET në një intervistë se Amazon ka përmirësuar problemet pasi është paralajmëruar nga hulumtuesit, dhe vrimat e integrimit që janë gjetur në aplikacionet ku është karroca blerëse virtuale dhe në faqet shitëse ku është implementuar ky sistem, gjithashtu janë arnuar.


Sipas studimit të krijuar nga Rui, Profesori i Asociuar i Universitetit Indiana XiaoFeng Wang dhe të disa të tjerëve, softueri që është ekzaminuar ka përmbajtur “lëshime logjike që mund të shfrytëzohen për të shkaktuar mospërputhje mes gjendjes së CaaS (Cashier-as-a-Service) dhe tregtarit” dhe kështu i ka mundësuar dikujt përfitim në sistem.
Dokumenti i titulluar “Si të blini pa para online” pritet të prezantohet në Simpoziumin e Sigurisë dhe Privatësisë IEE në muajin maj.


Thjeshtë thënë, situata shfaqet më konkretisht në rastin kur blerësi është në gjendje të ofroj mesazhe konfuze tek tregtari dhe tek arkëtari apo sistemi i pagesave.
“Paramendoni se keni të bëni me një fëmijë të lazdruar, dhe e vetmja formë e komunikimit mes fëmijës, nënës dhe babait bëhet përmes thirrjeve telefonike një-me-një” shkroi Rui në një e-mail për CNET.
“Fëmija mund të tregojë tregime paksa më ndryshe për nënën dhe pë babain, dhe më pas mund të përfitojë një miratim që nuk e meriton.
Çdo gjë varet nëse nëna dhe babai janë mjaft të mençur dhe të kujdesshëm sa duhet”. 


Në veçanti, shfrytëzimi i sistemeve shumëpalëshe në këso raste mund të mundësojë që blerësi të merr gjësende tjera pasi të jetë bërë pagesa, duke përdorur vërtetimin e një pagese të mëhershme për një gjësend të ri, të paguaj vet për të apo të përfitojë një vërtetim të vlefshëm të pagesës duke mashtruar tregtarin, duke nënshkruar vet një vërtetim të pagesës, apo duke shtuar gjëra tjera në karrocë gjersa arka është duke përpunuar pagesën. 


“Ne kemi zbuluar një lëshim të vërtetë ku tregtari bindet se porosia është paguar dhe atë plotësisht përmes Amazon, gjersa pagesa në fakt është bërë në vet llogarinë shitëse të blerësit në Amazon” thuhet në studimin e bërë.


Hulumtuesit kanë arritur të blejnë një vazhdues të rrymës, një njësi për testim të niveleve të alkoolit në gjak, dhe një revistë duke shfrytëzuar këtë lëshim.
Ata madje kanë përcaktuar vet çmimin e një DVD-je, duke paguar 5$ nën çmimin gjegjës, dhe kanë paguar më pak për një krem të shtrenjtë të bodybuilding.
“Çdo gjë në dyqan mund të regjistrohej me çmimin e gjësendit më të lirë” tha RUi.

Hulumtuesit janë konsultuar me një avokat dhe kanë bërë testimet në një formë të përgjegjshme, duke informuar kompanitë e përfshira dhe në shumë raste duke kthyer prapa gjësendet e blera. 


Një zëdhënës i Amazon në anën tjetër nuk ka pasur se çfarë të thotë veçse ka shtuar se ka dërguar një e-mail tek Rui dhe e ka njoftuar se problemi është rregulluar, dhe se është publikuar një pako e re zhvillimi softuerik, në të cilën është përmendur edhe puna e hulumtuesve për të arnuar problemin. / pcworldalbanian

 

Obama takohet me autoritetet e rrjetit Facebook

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, bisedoi për ekonominë, teknologjinë, nismat dhe më shumë gjatë një takim me autoritetet e ndërmarrjes Facebook.
Pyetja e parë e Zuckerberg për kryetarin Obama ishte e përqendruar në ekonominë dhe se si Shtetet e Bashkuara do t’i pëmirësojnë gjërat, gjatë largimit të deficitit. Ai tregoi që kjo do të mund të bëhej duke i rikthyer taksat për individët e shëndosh dhe shkëputja e buxhetit, për të reduktuar deficitin.“Ne kemi një problem afatgjatë me Mediacare dhe Medicaid,” tha Obama, duke treguar që “20% e pacientëve llogarisin për 80% të çmimit” të shumicës së spitaleve.
Gjatë tërë kohës, kryetari Obama adresoi pyetje nga publiku, gjersa vinin pyetje të grumbulluara përgjatë uebit. Gjatë kësaj kohe të pyetjeve, Obama adresoi krizën shtëpiake, kërkimin për energji të pastër, politikat për imigrim, Mediacare dhe ndryshimin në edukim.
Shumë pyetje erdhën nga punëtorët në Facebook. Njëri e pyeti kryetarin Obama për një përqindje të buxhetit të propozuar nga përfaqësuesi Paul Ryan. Punëtori e pyeti Obaman nëse plani i tij për buxhet ishte mjaft i spikatur. “Buxheti Republikan është kryesisht radikal,” u përgjigj Obama. “Unë nuk do ta quaja veçanërisht të guximshëm,” shtoi ai para se të vazhdonte për të kritikuar zbatueshmërinë e planit të Ryan-it.
U bë një pyetje tjetër e përqendruar se si qeveria do të ngadalësonte rritjen e çmimit të përkujdesjes shëndetësore. Obama u përgjigj duke thënë që qeveria do të ofrojë nxitje për të investuar në teknologjinë e re të IT-së që do të reduktonte çmimet.
Krejt në fund të kësaj ngjarje, Zuckerberg, i cili ishte duke veshur një kostum me pallto dhe kishte kravatë, ai e paraqiti Obaman të veshur me një uniformë që ai është familjar me të: një lloj të kapelës që është karakteristike për Facebook./pcworldalbanian
 

Këshilla Teknologjike

Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj
Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet e nevojshme,...
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile? Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon...
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Firefox 3,pas një pritjeje bukur të gjatë,kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje.Pos dukjes së rifreskuar,në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja ...

PC - Mobile

Blackbarry Mobile
BlackBerry Messenger nuk funksionon për platformat tjera Deri më sot, ka pasur shumë thashetheme se RIM do të lëshojë shërbimin e saj - BlackBerry Messenger, edhe për platformat tjera, që përfshijnë iOS të Apple,si dhe Android të Google....
Kompjuterat më të veçantë që mund të keni parë!
Kompjuterat më të veçantë që mund të keni parë ( FOTO) Ja modelet më të çuditshme të kompjuterave.Projektime dhe dizajne nga më të habitshmet.Klikoni për të parë më shumë se 55 foto !...
IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë !
IBM superkompjuteri më i shpejtë në botë ! Në SHBA kompania IBM Sequoia, ka marrë vendin e parë në listën e superkompjuterave më të shpejtë në botë. Kjo duke lënë pas kompaninë Fujitsu të Japonisë, e cila zbriti në vendin e dytë. ....

Facebook - YouTube

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook
600,000 sulme në ditë ndaj Facebook Prej më shumë se një miliard kyçjeve në kuadër të Facebook gjatë 24 orëve, 600,000 janë keqbërës që po tentojnë të kyçen në mesazhet, fotografitë apo informacionet tjera personale të përdoruesve të këtij rrjeti social...
Një në katër hakerë, është FBI!
Një në katër hakerë, është FBI! Nëse jeni të shqetësuar rreth mundësisë së sulmeve të hakerëve ndaj kompjuterit tuaj, atëherë lexoni këtë gjë interesante që ndoshta do t’ju lehtësojë paksa kureshtjen tuaj: 25% prej tyre punojnë për FBI...
10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook !
10 gjëra që nuk i dinit rreth Facebook ! Një në pesë shikime faqesh ishte në Facebook, numër që e shpie numrin total e shikimeve të faqeve në 400 Milionë vetëm këtë vit për Facebook-un....

Kuriozitete - Teknologji

Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj
Ndihmës për riinstalimin e sistemit operativ në kompjuterin tuaj Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet e nevojshme,...
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile?
Pse kanë rëndësi këto pesë sisteme operative mobile? Telefonat mobil kanë bërë një rrugë të gjatë nga forma e tullës gjigante, e cila ishte paraqitur në fillim dhe e cila ende quhej telefon...
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Firefox 3,pas një pritjeje bukur të gjatë,kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje.Pos dukjes së rifreskuar,në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja ...
 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.