Lajme Flash :

Apple prezanton iOS 6

Sunday, June 17, 2012


 Dje kompania gjigande Apple ka prezantuar rifreskimin e software-it të saj iOS, i cili është tani në verzionin 6. Apple ka thënë se verzioni i ri ka plot 200 veti të rifreskuara ose të reja.

 Apple prezanton iOS 6 Apple prezanton iOS 6

Mundësitë e Reja të Siri-t
  • Siri tërheq rezultate sporti nga Yahoo.
  • Sportet përfshijnë Futbollin, Futbollin Amerikan, Bejsbollin, Basketbollin, dhe shumë të tjera.
  • Tani Siri është integruar me Yelp, një servis që mundëson menutë për restaurante, si dhe vlerësime.
  • Siri u partnerizua me Rotten Tomatoes për të parë reklama të filmave të reja.
  • Mund të pyesni Siri-n për ‘filma me Leonardo DiCaprio’, ose ‘filmat që po shfaqen në kinemanë x’.
  • Siri tani mund të lansojë aplikacione. Thjesht thuaj ‘Play TempleRun (një lojë për iOS)’ (Duhet thënë në Anglisht).
  • Siri do të mundësojë ‘cicërimin’ me anë të të folurit.
Siri për iPad
Siri tani është e gatshme edhe për iPad. Si në iPhone, ashtu edhe në iPad, vetëm mbani shtypur butonin ‘Home’.
Integrimi i Facebook
Facebook është  tashmë ‘pjekur’ në iOS. Mjafton të kyceni vetëm një herë në fillim. Tani mund të ndani me shokët tuaj foto, linqe, harta, linqe për iTunes, përmbajtje nga Game Center, dhe shumë të tjera.
Disa aplikacione të tjera që kanë pësuar një rifreskim janë aplikacioni i vetë thirrjeve, FaceTime, Safari, iCloud, ‘Photo Stream’, etj.(Tech.al)
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.