Lajme Flash :

Microsoft njofton për edicionet e Windows 8

Sunday, June 17, 2012


Microsoft njofton për edicionet e Windows 8 Microsoft njofton për edicionet e Windows 8

Gjigandi Microsoft ka njoftuar për edicionet e Windows 8. Janë gjithsej pesë edicione, bashkë me një edicion për një gjuhë lokale kineze. Edicionet janë: Windows 8, Windows 8 Pro, Windows RT, dhe Windows 8 Enterprise. Microsoft gjithashtu ka thënë se emri i verzioneve x86 dhe 64 do të jetë Windows 8.

Edicioni Windows 8 ofron të gjitha vetitë e rifreskuara, si ‘Windows Explorer’, ‘Task Manager’, si dhe shpejtëson ndryshimin e gjuhës.
Windows Pro është më shumë për entuziastët e teknologjisë dhe profesionistët e bizneseve. Ky edicion ofron të gjitha vetitë e Windows 8, plus virtualizim, lidhje domeini, menaxhim ‘PC’-je, si dhe siguri më të lartë.
Windows RT, ose Windows Run Time do të jetë vetëm për kompjuterat dhe tabletat e para-instaluar me procesorat ARM. Ky edicion përfshin verzionet e optimizuara për ‘TOUCH-SCREEN” për aplikacione si Word, Excel, OneNote, dhe PowerPoint.
Windows 8 Enterprise përfshin të gjitha vetitë e Windows 8 Pro, si dhe veti për organizata për ‘Information Technology’. (Tech.al)
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.