Lajme Flash :

S’ka më tablet nga LG?!

Wednesday, June 20, 2012


LG ka thënë se kompania ka vendosur që të ndërpres zhvillimin e tabletëve të ri, pasi që kompania do të fokusohet në pajisje më të vogla, si telefonat e mençur mobil.
LG ka lansuar disa tablet në Android, si LG Optimus Pad, mirëpo dyshohet se ky tablet ka qenë më pak i famshëm sesa që prodhuesi ka pritur, prandaj edhe kompania ka arritur në këtë vendim.
“Ne kemi vendosur që ta shtyejmë prodhimin e tabletëve tanë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në telefonat e mençur mobil” ka thënë Ken Hong, zëdhënësi i kompanisë LG.
Megjithatë, ky vendim i LG-së do të mund të sjell modele të reja të telefonave, dhe mbetet të shihet se sa do të mund të depërtojnë në treg modelet e reja të LG. / Telegrafi /
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.