Lajme Flash :

Motorola bën gati modelin RAZR V XT889

Wednesday, June 20, 2012

Motorola ka paralajmëruar lansimin e modelit të ri të telefonit Android në Kinë më 17 qershor, përkatësisht modelin Motorola RAZR V XT889, i cili ka një dizajn të ndryshëm në krahasim me versionin paraprak të Motorola RAZR.
Motorola RAZR V XT889 vjen në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, ndërsa në ekran nuk ka asnjë buton fizik i cili mund të shtypet në telefonin e mbështetur nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Karakteristikat tjera të Motorola RAZR V XT889 përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, ndriçuesin LED, si dhe dëgjueset e mëdha afër kamerës, në pjesën e pasme të telefonit. / Telegrafi /
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.