Lajme Flash :

FBI shkatërron një rrjet të vjedhjes në Internet

Saturday, June 30, 2012

Byroja Federale e hetimeve amerikane FBI thotë se ka shkatërruar një rrjet botëror të vjedhjes së kartave të krediti përmes Internetit.






FBI shkatërron një rrjet të vjedhjes në Internet
Zyra e FBI-së, në Nju Jork e ka quajtur këtë operacionin më të madh në histori, i cili zgjati për rreth 2 vite ku u përfshinë agjentë të inflirtruar të saj në 13 vende .
Zyrtarët thanë ditën e djeshme se ky operacion mbrojti 400 mijë njerëz, që nuk u bën viktima të mashtrimit e vjedhjes së kredit kartave të tyre, duke u shpëtuar atyre më shumë se 205 milion dollarë në blerje ku përdoreshin informacionet e vjedhura .

24 persona të dyshuar janë arrestuar, 11 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që policia ka arrestuar 13 të tjerë në Britani, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Gjermani, Itali, Japoni dhe Norvegji.

FBI-ja thotë se të dyshuarit mendohet se drejtonin një organizatë botërore kriminale të përfshirë në vjedhjen e kredit kartave.

Përmes kësaj organizate janë vjedhur mijëra kredit karta dhe numra të llogarive bankare, të cilat janë përdorur për blerje mallrash dhe shërbimesh të ndryshme përmes internetit.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.