Lajme Flash :

Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës

Saturday, June 30, 2012

Nanoshkenca është bota e atomeve, molekulave, makromolekulave, grimcave kuantike, grupmakromolekulave dhe është e dominuar nga efektet sipërfaqësore, siç është forca tërheqëse e Van der Waales

 



 Nanoteknologjia, e ardhmja e shkencës

Nanoteknologjia përmbledh zhvillimet teknologjike në shkallën nanometër (nm), zakonisht 0.1 deri 100 nm (1/1,000 mikrometër (µm), ose 1/1,000,000 mm). Kjo është rreth dhjetëmijë herë më e vogël se sa gjerësia e fijes së flokut. Termi, herëpashere është aplikuar në teknologjinë mikroskopike, megjithëse është në masë shumë më të madhe. Nanoteknologjia është teknologjia që shfrytëzon fenomenin dhe strukturat që mund të ndodhin vetëm në shkallën nanometër, që është shkalla e disa atomeve dhe molekulave të vogla. Uebsajti (Website) Kombëtar i Iniciativës Nanoteknologjike të SHBA-së e ka përcaktuar nanoteknologjinë si: "Nanoteknologjia është kuptimi dhe kontrolli i materialeve në dimensione rreth 1 deri në 100 nanometër, ku fenomeni unik bën të mundur aplikime të reja". Fenomene të tilla përfshijnë; izolimin e kuanteve, i cili mund të rezultojë në cilësi elektromanjetike dhe optike të ndryshme të materialeve ndërmjet nanogrimcave dhe materialeve të mëdha; efekti Gibbs-Thomson, i cili është ulja e pikës së shkrirjes së materialit kur ai është në madhësinë nanometër; dhe struktura të tilla si nanotubat e karbonit. Nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë një zgjerim i fushës së shkencës së materialeve dhe departamentet e shkencave të materialeve të universiteteve të ndryshme nëpër botë, me departamentet e fizikës, inxhinierisë mekanike, bioinxhinierisë dhe inxhinierisë kimike janë duke udhëhequr zbulimet në fushën e nanoteknologjisë. Termi lidhës nanoteknologji është përdorur për të përshkruar ndërdisiplinat e shkencës, të përkushtuara në studimet e fenomeneve në shkallën nanometër të përdorura në nanoteknologji. Nanoshkenca është bota e atomeve, molekulave, makromolekulave, grimcave kuantike, grupmakromolekulave dhe është dominuar nga efektet sipërfaqësore, siç është forca tërheqëse e Van der Waales, lidhjeve të hidrogjenit, ngarkesave elektronike, lidhjeve jonike, lidhjeve kovalente, hidrofobisë dhe tunelimeve mekanike kuantike, deri në përjashtimin e efekteve makroshkallë, siç janë turbolencat dhe inercia. Për shembull, rritja e madhe e raportit të sipërfaqes me volumin, hap mundësi të reja në shkencën e bazuar në sipërfaqen, siç është kataliza.

Historia e përdorimit

Përmendja e parë e disa koncepteve të shquara në nanoteknologji ka ndodhur në një bisedë "Ka shumë hapësirë në fund", e dhënë nga fizikanti Richard Feynman, në Shoqatën e Fizikantëve amerikanë...

Pergatiti:K.B (zeriyt.com)

Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.