Lajme Flash :

Kujdes gjatë përdorimit të kondicionerit

Saturday, June 30, 2012

Ekspozimi me orë të zgjatura ndaj kondicionerit dhe diferenca mes temperaturës brenda dhe jashtë, i bën shumë dëm shëndetit.

Duheni ta keni në mendje se si me përdorimin e pajisjes së klimës duheni të veproni në mënyrë të kujdesshme, ndërsa temperaturën e dëshirueshme duheni ta rregulloni në përputhje me kushtet në mjedis.

Temperatura ideale e hapësirës së brendshme në parim është 7-8 ºC më e ulët se temperatura e jashtme. Konkretisht, nëse temperatura e jashtme është 34 gradë, pajisjen e klimës caktojeni të ftohë në temperaturën 26-27 gradë.

Këtë dallim të temperaturës, organizmi njerëzor e përballon mirë. Në të kundërtën, nëse e teproni me temperaturën e hapësirës së brendshme, është i mundshëm shoku i temperaturës gjatë daljes nga hapësira e brendshme në të jashtmen.

Te njerëzit me probleme shëndetësore, duhet të bëhet kujdes i veçantë gjatë rregullimit të temperaturës në hapësirën e brendshme.

(ar.ku/BalkanWeb)


Kujdes gjatë përdorimit të kondicionerit 
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.