Lajme Flash :

Kjo është shtëpia që ...ecën!-Foto

Saturday, June 30, 2012

E imagjinoni të bëni xhiro në rrugët e qytetit i shtrirë ne krevatin tuaj, duke...
gëzuar një kafe, apo duke ngrënë një drekë dhe të gjitha këto në një shtepi magjike.Dikush kështu mund ta quajë këtë "paradoks", këtë shtëpi të re të quajtur "Walking House" (shtëpia që ecën).Në thelb ajo është kombinimi i një shtëpie me një automjet, një shtëpi që lëviz dhe shkon kudo.
Përdoruesit e "Walking House" lejohen të ecin nëpër rrugët e qytetit, të qëndrojnë në park duke shijuar natyrën dhe gjelbërimin, madje lejohen dhe në qendër të qytetit.
"Shtëpia e çuditshme" është e përbërë nga metali dhe xhami dhe përmban gjashtë këmbë. Brenda ka një tualet dhe sobë, të gjitha mobiljet e nevojshme, ka panele djellore dhe mbledhës shiu, kjo gjë bën të gjithë ata përdorues të kësaj shtëpie të jetojnë rëhatshëm.Për më tepër dritaret e mëdha të lejojnë të shikosh dhe të gëzosh gjithçka dhe kudo.
Idea për këtë shtëpi lindi nga një grup projektuesish të cilët kërkuan të bënin me shëpinë që ecën, diçka të veçantë brenda mjedisit urban."Qëllimi ynë është që të projektojmë idetë tona në mocionin e vazhdueshëm dhe jo të qëndrojmë vetëm më një shtëpi.Kjo do të sigurojë automi të plotë të përdoruesve dhe kushdo mund të lëvizë lehtësish nga një vend në tjetrin", janë shprehur projektuesit.
Në të ardhmen "shtëpia që ecën" do të jetë bazë për gjeneratën e së ardhsmes.Po përgatitet për shitje të pafundme të kësaj shtëpie.(albnow.com)



 
Ndaje këtë artikull në :

0 Komente:

Post a Comment

 

© Copyright iTech.al | iTech Albania News 2011 -2012 | Design by Ismet Ahmetaj | Published by iTECH Albania Solutions | Powered by ITECH ALBANIA.